Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar me një tjetër çmim ndërkombëtar në Korenë e Jugut.
Fituesi i çmimit “Pak Kyongni” për këtë vit është pikërisht shkrimtari i mirënjohur shqiptar. Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të mbahet më 26 tetor 2019, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.
Çmimi u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren koreane Pak Kyongni. Ai nderon çdo vit një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin në fushën e letërsisë. Në vitin 2018, me këtë çmim u nderua amerikani Richard Ford.