Spiunllëku i Endri Kaushit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiunllëku i Endri Kaushit

15:13 | 18/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Edi Oga

Fill pas propozimit të Kryeministrit, studenti Endri Kaushi, iu fut punës për të zeruar tarifën e studimit dhe për të përfituar bursë. Kishte përgatitur gjithçka deri në detajet më të imta. Duke qenë se në familjen e tij spiunllëku ishte mënyrë jetese, nuk u mundua gjatë për të sajuar një skenar fitues…

…Një ditë të hëne pas mësimit, të gjithë dalin nga klasa vetëm Kaushi jo. Ai ka zënë fytyrën me pëllëmbë dhe qan. Pedagogia i afrohet dhe e shqetësuar e pyet.

Read more

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

“Mami ka seancën e dializës nesër. Duhen 200.000 lekë. Ne nuk kemi. Babit ia kanë vonuar rrogën këtë muaj!”

Pedagoges i erdhi keq dhe i tha të shkonte me të. Vajtën tek një bankomat dhe pedagogia tërhoqi shumën që i duhej studentit të saj.

“Do t’i kthej të premten zyshe!”

“Mbaroni punë njëherë, mos e vrit mendjen!”

Të premten pas leksionit, kur të gjithë të tjerët kishin dalë, student Kaushi u afrua tek tavolina e pedagoges.

“Zyshe, ti e di që po nuk mora provimin me ty, humbas vitin?!”

“Po, e di.”

“Të kam thënë që e kam pasur mamin shumë sëmurë?”

“E di edhe këtë. Më vjen keq për mamin, por këto janë dy gjëra të ndara!”

“Unë provimin do ta marr se s’bën!”

“Po mësove, do ta marrësh. Asgjë tjetër s’bën!”

Student Kaushi nxjerr zarfin dhe ia vë mbi tavolinë.

“Urdhëro 200 mijë. Të falenderoj shumë zyshe!”

“Pa problem. E rëndësishme është të mbarosh hallin!”, thotë mësuesja dhe fut zarfin në çantë.

Student Kaushi kishte një kamer përgjimi të montuar në trup! Pamjet dhe zëri ishin aq të qarta, sa nuk kishte fare nevojë për montazh. Gjithçka në atë video ishte aq perfekte, sa student Kaushi pati idenë brilante që ta shiste më shtrenjtë sesa një bursë shkolle.

“Burri i zyshës ka lekë! Me siguri do ma japë një 5000-eurosh për këtë video, përndryshe e sheh gruan tek “STOP”-i. Ta blej edhe unë një makinë se lash nam me makina shokësh!”

Plani i student Kaushit po funksiononte për mrekulli. Burri i zyshës kishte pranuar të bënte pagesën, pasi kishte parë videon. Do të takoheshin tek një lokal rrugës për në Dajt, për të shkëmbyer USB-në me zarfin. Në orën e lënë fiks tek parkingu i lokalit u futën ngadalë dy makina të shtrenjta, të zeza. Student Kaushi filloi të kishte një parandjenjë të keqe…

…Tre ditë më vonë, studentin Endri Kaushi, e vizitoi në dhomën e tij në reanimacion vetë Kryeministri. Pasi dëgjoi historinë e të plagosurit, sesi ai kishte rënë nga shkëmbi, të cilin donte ta ngjiste pa pajisje alpinisti, i pari i vendit u prek dhe në dalje të spitalit, i rrethuar nga një duzinë gazetarësh, u shpreh: “Çdo i ri që merret me sport, është një sinjal shprese se ky vend ka të ardhme. Aq më tepër kur bëhet fjalë për sporte ekstreme si alpinizmi shkëmbor. Për t’i ardhur në ndihmë studentit Endri Kaushi, vendosa që atij t’i hiqet tarifa dhe t’i akordohet bursë e plotë!”

/newsbomb/

Etiketa: Edi Ogaemisioni StopPedadogeSpiunllëku i Endri Kaushitstudenti Endri KaushiStudimet e Lartauniversitet

Të Lidhura

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

nga 27
23:12 | 19/12/2025
0

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

nga 27
22:44 | 19/12/2025
0

Flamurtari ka barazuar në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar...

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

nga 27
22:30 | 19/12/2025
0

Po luhej bileta për finalen ku i pret Napoli, për të synuar mbylljen e vitit me një trofe që shërben...

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

nga 27
20:50 | 19/12/2025
0

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Para
Studimi/ Një të riu në Ballkanin Perëndimor i duhet 2 vite për të gjetur një punë

Studimi/ Një të riu në Ballkanin Perëndimor i duhet 2 vite për të gjetur një punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com