Dy turistë amerikanë gjejnë dy predha ende aktive në Këlcyrë.
Mësohet se turistët ishin duke përshkuar me këmbë rrugën nga fshati Kumarak për në fshatin Kondas kur janë ndeshur me predhat e luftës së dytë botërore me përmasa rreth 30 cm.
Turistët bëjnë me dije se predhat janë gjetur në zonën e Ballabanit.