Kreu i Bundestagut takime me personalitetet e larta të vendit
Presidenti i Bundestagut gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert, vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Lammert do të mbajë një fjalë përshëndetëse në parlament rreth orës 09:20, ndërsa më pas do të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, në Kryesinë e Kuvendit, në orën 09:45.
Gjatë vizitës në Tiranë, Norbert Lammert, do të marrë pjesë dhe në konferencën “25 vjet demokraci parlamentare në Shqipëri”, ku do të jetë pjesë e panelit kryesor.
Konferenca organizohet nga Fondacioni Konrad Adenauer, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Integrim.
AXHENDA E VIZITËS SË LAMMERT:
Ora 09:20- Do të mbajë një fjale në sallën e seancave plenare.
Ora 09:45- Do të ketë një takim me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, në Kryesinë e Kuvendit.
Ora 10:30- Takim në Presidencë me Kreun e Shtetit Bujar Nishani.