Kryedemokrati Lulzim Basha pas nderimeve te memoriali i Azem Hajdari, shprehet se edhe pas 21 vitesh krimi vazhdon ende.
Sipas Bashës, dita e sotme është një thirrje nga gjithë demokratëve të ndershëm dhe nga qytetarët të cilët nuk kanë pranuar lidhjen e politikës me krimin.
“Sot në këtë 21 vjetor akoma është e hapur plaga aktuale. Krimi vazhdon të ketë mbrojtjen dhe poste shtetërore. Shqiptarët janë të vajtur rrugëve të botës. Ndaj e sotmja është po kështu një thirrje mes gjithë demokratëve të ndershëm ndaj qytetarët që nuk kanë për ta pranuar kurrë lidhjen e politikës me krimin. 21 vjet duhet të mbyllim rrugën e kërkimin, ky është nderimi i Hajdarit liderit të demokracisë. I paharruar qoftë kujtimi i tij.”, tha ndër të tjera Basha.