Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar ditën e sotme kabinetin e ri.
Nën drejtimin e Leyen Komisioni i ardhshëm i BE do të ketë në përbërjen e tij më shumë femra. Komisioni do të përbëhet nga dymbëdhjetë femra dhe katërmbëdhjetë meshkuj.
“Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen.