Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kamzës i cili kishte hyrë në një banesë për të vjedhur por është pikasur nga pronarja.
Shtetasi me iniciale G. D. në rrugën “Halit Haxhia” kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetases A. L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar brenda në banesën e shtetases A. L., 32-vjeçarin të cilin e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë.