Raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR, ka kritikuar ashpër edhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor, duke i quajtur gjyqtarët e këtij Kolegji të ndikuar.
Kolegji Zgjedhor rrëzoi më 24 qershor dekretin e Presidentit Meta për moszhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke përdorur si makinacion padinë e çregjistrimit që kërkoi nga zgjedhjet, Partia për Unitet Kombëtar.
Me shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Idajet Beqiri, i cili kërkoi që partia e tij të çregjistrohet nga zgjedhjet e 30-qershorit, Kolegji la në fuqi vendimin e KQZ-së, që do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve ishtë i paligjshëm dhe zgjedhjet do të mbaheshin më 30 qershor.
/syri.net/