Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbërritur para pak minutash në selinë blu, ku do të zhvillojë një takim me kryeopozitarin Lulzim Basha.
Në takim pritet të diskutohet mbi ecurinë e aksionit të opozitës, dhe rrugët për të rikthyer në normalitet situatën institucionale në vend.
Mësohet se nesër kryedemokrati Basha pritet të zhvillojë takimin edhe me aleatët e tjerë, në vijim të strategjisë për aksionin opozitar.