Ish-kryetarja demokrate e Kuvendit, Jozefina Topalli, përpiqet të shpëtojë Berishën nga deklarata antiligjore që ai bëri në parlament. Ajo mori fjalën pas deputetit socialist Taulant Balla, duke sqaruar se Berisha e kishte fjalën për miratimine një ligji të ngjashëm me atë në Amerikë ku shqiptarët të mudn të armatosen për tu vetmbrojtur. Ky ligj sipas Topallit, do të mundësonte mbrojtjen e qytetarëve nga bandat kriminale sipas saj të lidhura me qeverinë.
Deklarata e Berishës ishte kjo: “Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje”.