Mesditën e sotme një shtetase çeke e paidentifikuar ka humbur jetën në plazhin e Golemit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.