Kur kanë kaluar disa ditë nga ky veprim, Policia thotë se autori është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e “Liqenit Artificial”.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se policia ka sekuestruar kamerat dhe ka zbuluar fytyrën e agresorit, i cili është parë pranë vendit të ngjarjes në orët e para të 30 gushtit, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i tij.
Një ditë pas shkatërrimit të memorialit “Dëshmorët e 15 Korrikut”, policia e Shtetit rrethoi zonën aty pranë duke krijuar më pas edhe një perimetër sigurie.