Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin bregdetar të Vlorës.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy shoferët por drejtuesi i motorit është në gjendje kritike për jetën.
Ky i fundit është dërguar me urgjençë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ndërkohë poliçia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Për momentin ende nuk dihen emrat e 2 drejtuesve të mjeteve të cilë mbeten të plagosur.