Jo vetëm çmenduri në fushë, por edhe rekorde. Danilo ka ditur që të bëjë prezantimin e duhur me bluzën e Juves, duke qenë se pasi shkeli terrenin në minutën e 15-të, si rrjedhojë e dëmtimit të De Shiljos, brazilianit iu deshën vetëm 29 sekonda për të zhbllokuar ndeshjen.
Danilo, në të njëjtën kohë është edhe lojtari i dytë absolut në historinë e Serisë A që ka gjetur golin e parë “italian” më të shpejtë. I pari është Alberto Paloski, kur në vitin 2008, në një Milan-Rexhina, festoi golin e parë si kuqezi pas vetëm 16 sekondash. /panoramasport