Atentatet që tronditën vendin gjatë muajit gusht, 7 viktima e 6 të plagosur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentatet që tronditën vendin gjatë muajit gusht, 7 viktima e 6 të plagosur

20:04 | 31/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Gushti i këtij viti, përveç temperaturave të larta ka spikatur edhe për një mori ngjarjesh kriminale që kanë tronditur vendin. Ekzekutime mafioze, vrasje në derë të shtëpisë , përplasje bandash dhe vrasje për motive të dobëta ndodhën në këto 31 ditë duke lënë pas 7 të vrarë dhe 6 të plagosur. Që ditën e parë të gushtit, në Durrës në derën e shtëpisë u ekzekutua me armë zjarri 40 vjeçari Ferzi Bardhi.

Viktima ishte një emër i njohur për policinë, pasi ishte arrestuar në Itali për trafik droge. Pista kryesore duket se janë konfliktet për drogën, por policia po vijon hetimet dhe ende nuk ka një autor të dyshuar.

Një ditë më pas, më 2 gusht një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Elbasan ku si pasojë e të shtënave u plagosën 3 persona. Ngjarja u raportua për motive të dobta. Në pranga u vu pak ditë më pas Ilirjan Bezhani, 34 vjeç, banues në Elbasan dhe është shpallur në kërkim 42-vjeçari Gent Faqja, që rezulton preson i skeduar nga policia, i dënuar më herët.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Dy ditë më vonë krimi u zhvendos në Vlorë. Më 4 gusht u ekzekutua në lokalin e tij pranë plazhit, Arben Beqiri dhe u plagosen djali dhe nipi i tij. Ngjarja ndodhi pas një sherri në lokalin e tyre. Policia identifikoi autorët, por nuk ka mundur t’i vërë në pranga.

4 ditë më vonë po në Vlorë, mbrëmjen e 8 gushtit, në Selenicë u ekzekutua Dilaver Tozaj, i njohur edhe me emrin Nikolla Ikonomi. 47-vjeçari u qëllua 7 herë nga një distancë e afërt, duke humbur jetën në vend. Viktima ishte me precedencë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2011 ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për trafik droge.

Një vrasje makabre u regjistrua në Fier më 12 gusht. 23-vjeçari Florian Selimi u gjet ne nje kanal, me plagë në fyt. Policia arrestoi dy autorët e dyshuar të vrasjes, një 26-vjeçar dhe një 20 vjeçar. Dyshohet se bashkëfshatarët e vranë me thikë në fyt 23 vjeçarin për motive të dobëta. Po në të njëjtën ditë, në qendër të Rrëshenit u ekzekutua me armë 48 vjeçari Armando Gjini, i skeduar nga uniformat blu si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit. Policia u vu në ndjekje të autorëve të vrasjes, por pa mundur të bjërë në gjurmët e tyre.

Më 22 gusht në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit u vra me një plumb në kokë 26-vjeçari Indrit Çelaj, i cili punonte si teknik kondicionerësh. Policia tha se vrasja u krye nga vëllezërit Griseldo e Albano Kusi, djemtë e pronarit të vilës ku punonte 26-vjeçari të cilët janë ende në arrati.

Vetëm 5 ditë më vonë në kryeqytet ndodhi një tjetër vrasje, ku në një atentat në rrugën “Xhanfize Keko”, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 26 vjeçari Santiago Malko. Atentatorët të cilët e kishin gjurmuar 26 vjeçarin me një benz c clas hapën zjarr me kallashnikov në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Ish punonjësi i policisë Santjago Malko ishte me precedentë penalë i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe i dyshuar për shumë të tjera. Dhe pikërisht e shkuara e tij dyshohet te kete qene shkak per vrasjen.

Në ditën e parafundit të gushtit krimi zbriti sërish në vlorë ku në ballkon të shtëpisë u qëllua me armë zjarri ish mësuesi I edukimit fizik, Elius Thartori I cili nga të shtënat mbeti I plagosur. Thartori është një person me precedent penal pasi ka shlyer dënimin me 10 vite burg për vrasje. Policia po heton ngjarjen por nuk ka identifikuar ende autorët. Ne muajin gusht te vitit te kaluar u shenuan tre ngjarje kriminale me 10 viktima. Nje i ri vrau 8 pjesetare te familjes ne Selenice te Vlores. Ne shkoder u ekzekutua Fatbardh Lici dhe ne Korce u vra me me sende te forta ne banesen e tij 56 vjecari Nevruz Fiqi.

Balkanweb

Etiketa: 6 te plagosur7 viktimaatentatetgjatë muajit gusht

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Kishte fshehur 32 kg drogë në makinë, arrestohet 34 vjeçari

Kishte fshehur 32 kg drogë në makinë, arrestohet 34 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com