Një sasi prej 20 kilogramë lënde narkotike është gjetur e fshehur në sediljen e pasme të një makine që po futej në Portin e Vlorës.
Pas kontrollit të ushtruar, Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz me targa gjermane.
Mësohet se në makinë kishte edhe dy gra si dhe një djalë, të cilët po ashtu u shoqëruan në polici.