Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me banorët e Floqit të cilët prej disa muajsh janë detyruar të qëndrojnë në tenda pas dëmeve të shkaktuara nga tërmetet.
Rama shoqërohej nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako. Kryeministri u premtoi banorëve se rikonstruksioni i banesave do të përfundojë përpara stinës së dimrit.
Një nga banoret iu drejtua me shaka kryeministrit se nuk po i rindërtohej banesa për shkak të ngjyrës blu. “Më thonë se nuk m’i bëjnë shtëpitë, se i kam me ngjyrë blu”, shprehet banorja.