Kryetarja e Autoritetet të Dosjeve, Gentiana Sula, i ka kthyer përgjigje tërthorazi fyerjeve të deputetit socialist, Spartak Braho, gjatë një aktiviteti të mbajtur sot në Presidencë.
Në fjalimin e saj, në ceremoninë për nderimin e familjes së përndjekur Petrela, duke treguar historinë e gjyshit të saj, Sulejman Mara, të pushkatuar nga komunistët, Sula nënvizoi: “Ka ikur koha, kur qytetarët jetonin si plehra, tani është koha që qytetarët të trajtohen me dinjitet”.
Eshtë e qartë se kjo pjesë i adresohet pikërisht deputetit të PS, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Dje, u zbulua një komunikim në grup të këtij komisioni, ku Spartak Braho, përdor një fjalor ordiner prej rrugaçi ndaj Gentiana Sulës.