Gjatë natës së shkuar, një pjesë e pllakës përkujtimore të monumentit në Parkun e Liqenit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi, është thyer.
Siç shihet në foto, cepi i sipërm në të djathtë të pllakës është i thyer.
Monumenti u ngrit më 15 korrik, në trevjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.
Në mënyrë krejt të pazakontë, Bashkia e Tiranës e mbajti të fshehtë ngritjen dhe inaugurimin e memorialit.