Deputetët e PD-së dhe të LSI-së kërkuan që draftit të ekspertëve, t’i bashkëngjiten edhe opinionet e forcave të tyre politike
Drafti i Ekspertëve të Nivelit të lartë për reformën në drejtësi do t’i dërgohet për mendim Komisionit të Venecias. Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e sotme të komisionit për reformën në drejtësi. Në këtë mbledhje, deputetët e PD dhe LSI, të cilët nuk kanë qenë dakord me këtë draft të PS-së, kanë kërkuar që draftit të ekspertëve t’i bashkëngjiten edhe opinionet e forcave të tyre politike.
Në përfundim, në unanimitet, gjithë deputetët kanë qenë dakord që draftit që do ti dërgohet Komisionit të Venecia, ti bashkëngjiten edhe opinionet e PD dhe LSI.
Më datën 21 janar pritet që ekspertët e Komisionit të Venecias të mbërrijnë në Tiranë për të sjellë opinionet e tyre për tri opsionet.