Kryetari i grupit parlamentar socialist, i kërkon kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, të disiplinojë punimet e seancës
Kryetari I grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, I kërkoi kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që të zbatohen procedurat parlamentare që deputetët të jenë brenda axhendës së parlamentit. Ruçi u ankua të Meta nisur nga fakti se deputetëve nuk iu bie radha të flasin në parlament pasi sipas tij deputetët e opozitës e orjentojnë debatin jashtë axhendës së Kuvendit. “Opozita të flasë brenda kohës së vet dhe ne këtu nuk jemi gurë varri që të dëgjojmë çfarë ëndrrash shikojnë tërë natën përfaqësues të opozitës dhe të zbrazen në parlament dhe të shpërdorojnë foltoren dhe seancën e parlamentit”, tha Ruçi.