Sokol Balla vs Adi Krasta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sokol Balla vs Adi Krasta

17:00 | 27/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Dje, “Ministria e Medias” shpërndau dy njoftime. I pari, na njoftonte se Adi Krasta dhe Ylli Rakipi, dy zëra me mjaft ndikim në median shqiptare, kanë mbushur moshën për pension. Shefi i burimeve njerëzore në këtë Ministri, Fan Fan Tulipani, dha edhe njoftimin e bardhë: Për zëvendësimin e tyre Ministria ka menduar udhëtarin e famshëm, por dhe gazetarin e njohur të Ministrisë së Medias, Sokol Balla!

Sokoli ka mbërritur këto kohët e fundit nga vende mjaft ekzotike me vullnetin për të shkundur mirë servilizmin Ministror, për të arrijtur nivele të reja. Rekordi personal i servilizmit, i kapur në përqeshjen e kolegut Gjekmarkaj,  i takon të shkuarës. Tashmë do vijmë në shtëpinë e Fan Fan-it me fuqi të karikuara servilosëse.

Read more

Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse –

U bënë vetë Zot dhe vetë shkop –

U bënë vetë zot vetë shkop –

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Servilizmi klasik, e ashtuquajtura lëpirja, është me efekte të kufizuara, madje mund ta dëmtojë Ministrinë pasi zgjon diarenë dhe vjelljen masive të lexuesve sa ndaj shkruesit aq dhe subjektit të servilizmit, në këtë rast Zeusit.

Ndaj, Sokoli  ka zbuluar një stad të ri servilizmi, më të kamufluar dhe më të pëlqyeshëm nga Zeusi, sulmin ndaj Opozitës. Nga Brazili, Honoluluja apo Zaireja ai bën shkrime për dramën e Opozitës, Lul Bashës, Ilir Metës, SPAK-un, Ristanin, Kullurin Murrizin e gjithfarë murrizi që mund të futet në këmbë të Opozitës. Këto shkrime i bën të sponsorizuara, të gjitha. Për 30 ditë të dalin përpara si reklamat e oligarkëve…

Nëse ka ndonjë të dalë nga vatha e PD-së që do të shajë PD-në dhe Bashën i ka dyert e hapura në Real Story. Ka një bisedë të shqetësuar aty me Sokolin  për fatet e PD-së, të ardhmen e Opozitës. Sokoli duket shumë i brengosur. Kur shkruan  i drejtohet vetëm Bashës. E bën me afri, gati shoqërisht, me titullin  “Na lodhe Lul”…

Sokoli nuk merret me avokatinë e pushtetit, atë e bën Zeusi vetë me ERTV-në, Uriahipin e madh  e plot uriahipë të vegjël. Sokoli mbulon sektorin e Opozitës, është skifteri i Zeusit i deleguar në Ministrinë e Medias.

Por as me kritikat ndaj Qeverisë Sokoli nuk merret. Mos o Zot. Për Sokolin nuk ka PPP që na groposin financiarisht për 30 vjet, nuk ka korrupsion me kompani fantazëm në Unazë të re, përgjimet e vjedhjeve të votave janë vetëm indicie, kriminelët nëpër Bashki nuk janë lajme, 6 milion Euro për 660 m rrugë nuk janë gjë, 700 Euro për një natë fjetje janë normale… Apo 61 milionë lekë për pistën e vrapit të  Albcontrol etj etj.

Këto janë çështje banale që një sejmen i pushtetit ia kufizon vetes edhe për t’i çuar nëpër mendje.

Sokoli është gazetar i mirë. E kjo e bën tmerrësisht të dëmshëm. Ai i vë aftësitë e veta në shërbim të një  pushteti arrogant e fyes ndaj kolegëve të tij së pari. Të një pushteti që promovon kriminelë, që vjedh para e vota, me përmasa të papara ndonjëherë në historinë moderne të Shqipërisë. Këto tre akuza janë maja e ajsbergut por do mjaftonte vetëm e para për të mos i shërbyer.

Sot, Sokol Balla po vjen në punë, jo vetëm  për të shuar zërin e Opozitës por edhe dhe për ti vënë flakën Opozitës. Për turpin e vet, Sokoli  po shkon atje për t’i shërbyer kundërshtarit dhe urrejtësit më të madh të gazetarëve, kolegëve të vet.

Adi Krasta është sot krejt i kundërti  i Sokol Ballës. Me të vërtetë sot Krastën mund ta pyesin shumë shokë, miq të vjetër, komshinj apo kushërinj, kunetër e kunata: “E pe ku të çoi mushka” por nesër të gjithë atyre do t’u vijë turp nga pyetja e tyre. Sepse Adi Krastës nuk do t’i skuqet ndonjëherë faqja për shërbime servile ndaj asnjë pushteti. Ai sot ka breroren e gazetarit që i vetëm dhe përkundër interesave personale iu vu mekanizmit më të sofistikuar mediavrasës në historinë e këtij vendi. E ka provuar edhe në kohë të shkuara, me pushtete dallkauke e anadollake e prapë nuk është stepur. Adi Krasta është sot inkurajim për çdo njeri që do të ruajë identitet gazetarsk.

Media është pushteti i katërt dhe jo shtesë e pushtetit të parë. Pas Qeverisë, Parlamentit dhe Gjyqësorit shpresa që këto të treja të rrinë secila në shtratin e tyre është tek Media.

Por, jo Ministria e Medias, Sokoli dhe Fanfani.

/Gazeta Express/

Etiketa: Adi KrastaFan Fan TulipaniMinistria e MediasSokol BallaYlli Rakipi

Të Lidhura

Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse –

Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse –

nga 27
09:39 | 02/02/2026
0

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më...

U bënë vetë zot vetë shkop –

U bënë vetë Zot dhe vetë shkop –

nga 27
09:13 | 02/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një lidhje live në rrjetet e tij sociale ndërsa ka folur lidhur...

U bënë vetë zot vetë shkop –

U bënë vetë zot vetë shkop –

nga 27
09:11 | 02/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një lidhje live në rrjetet e tij sociale ndërsa ka folur lidhur...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:41 | 02/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me...

Para
Gresa Kadare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, vjen në protestë

Gresa Kadare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, vjen në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse –

Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse –

09:39 | 02/02/2026
U bënë vetë zot vetë shkop –

U bënë vetë Zot dhe vetë shkop –

09:13 | 02/02/2026
U bënë vetë zot vetë shkop –

U bënë vetë zot vetë shkop –

09:11 | 02/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:41 | 02/02/2026
Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj (Detajet) –

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj (Detajet) –

08:31 | 02/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse –
  • U bënë vetë Zot dhe vetë shkop –
  • U bënë vetë zot vetë shkop –
  • Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj (Detajet) –
  • ‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse –
  • U bënë vetë Zot dhe vetë shkop –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com