Një banesë në qendër të qytetit të Lushnjes është shkrumbuar nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset, të cilat kanë arritur të izolojnë flakët dhe të ulin rrezikun për përhapjen e tyre në banesat e tjera ngjitur.
Mësohet se banesa ishte pa njeri, pasi pronarët janë ndarë nga jeta dhe aty shkonte çdo javë vajza e tyre për të pastruar. Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit po hetojnë për shkaqet e zjarrit. Nga ana e tyre, banorët dhe vetë zjarrfikësit ankohen për mungesë të rrugëve nëpër lagjet e qytetit të Lushnjës.