Shpenzimet luksoze në hotele, PD: Ministrja Gjonaj duhet të shkarkohet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpenzimet luksoze në hotele, PD: Ministrja Gjonaj duhet të shkarkohet

15:38 | 26/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj duhet të ishte shkarkuar sot nga posti i saj për shpenzimet luksoze në hotele me paratë e taksapaguesve shqiptare.

Kështu shprehet ish-deputetja Oriola Pampuri në një deklaratë pas publikimit nga mediat të faturave të hoteleve të ministres Gjonaj gjatë udhëtimeve  zyrtare jashtë vendit, që shkonin 500-700 euro një natë fjetje.

Ish deputetja sqaroi që ky nuk është rasti i vetëm i shpenzimeve marramendëse të qeverisë, pasi sipas saj edhe Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Vangjush Dako bëjnë jetë sheikësh nga vjedhjet masive që bashkë me shefin e Etildës, i kanë bërë vendit në këto 6 vjet.

Read more

Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

Deklarata e plotë:

Në një vend normal, ku kryeministri nuk ka prioritet të vjedhë popullin e të pasurohet për vete, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të ishte shkarkuar sot. Media zbuloi se ministrja e vendit më të varfër të Europës, ka firmosur fatura hoteli 700 euro nata. Ky është shpërdorim skandaloz i taksave të qytetarëve më të varfër të Euopës për jetën luksoze të Ministres së Edi Ramës në hotele me 5 yje.

Ministrja duhet të ishte shkarkuar sot, edhe sepse ajo gënjeu publikisht, duke deklaruar se faturat e shtrenjta ishin për delegacionin. Faturat që Ministrja ka paguar janë të shkruara e bardha mbi të zezë. Janë të gjitha për vetëm 1 person, për vetëm 1 dhomë, me emrin e Etilda Gjonajt.
Në këtë shpërdorim dhe jetë luksi me paratë e shqiptarëve, Etilda Gjonaj nuk ështe  e vetme.

Modeli i saj është kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili, njësoj si ajo gënjeu, po dje, për pushimet jashtë vendit dhe jetën e tij luksoze në një vilë të paktën 2 milionë euro, që nuk justifikohet nga pasuria e deklaruar prej tij.

Modeli i saj është Erion Veliaj, që nuk dha kurrë llogari se ku i gjeti paratë për të etuar në një shtëpi luksoze si ajo që ka tani dhe në rrjetet sociale u zbulua se udhëton me një çantë shpine, që kushton sa dy rroga mesatare.

Modeli i Etilda Gjonajt janë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, që bëjnë jetë sheikësh nga vjedhjet masive që bashke me shefin e Etildës, i kanë bërë vendit në këto 6 vjet.

Morali për të vjedhur bashkë dhë në mënyrë të babëzitur shqiptarët është arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonaj dhe pse ne nuk jemi një vend normal, si çdo vend tjetër europian.

Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve, është standardi i qeverisjes së tij. Ai vetë është grabitësi kryesor i parave dhe pasurive publike, bashkë me ministrat e tij, një grusht oligarkësh dhe kriminelësh.

Kjo e keqe i ka rrënjët tek vjedhja e votave të shqiptarëve, prandaj nuk ka asgjë më urgjente për Shqipërisë sesa shkulja e të keqes – largimi i Edi Ramës, duke marrë me vete etildat, belindat, taulantët, erjonët, valdrinët dhe kajmakët e tij dhe duke i hapur rrugë shndërrimti të Shqipërisë në një vend normal, ku qeveria, e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, punon për njerëzit, jo për vete.”

 

Etiketa: hoteleministrja e Drejtësisë Etilda Gjonajoriola pampuriPartia Demokratikeshpenzime luksoze

Të Lidhura

Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

nga 27
11:40 | 06/04/2026
0

Pas angazhimeve me Kombëtaren, futbollistët shqiptarë janë rikthyer te klubet e tyre duke dhënë sinjale pozitive në kampionatet ku aktivizohen....

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

nga 27
11:27 | 06/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më parë në Itali ku trupi i pajetë i një burri është...

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

nga 27
11:24 | 06/04/2026
0

Kreu i PD-së ishte këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” lidhur me hetimet për privatizimin...

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

nga 27
11:10 | 06/04/2026
0

Kreu i PD-së ishte këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” lidhur me hetimet për privatizimin...

Para
Bëri sherr me nënën e tij, policia i sekuestron 38 vjeçarit në Lushnje pistoletë me silenciator

Bëri sherr me nënën e tij, policia i sekuestron 38 vjeçarit në Lushnje pistoletë me silenciator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

11:40 | 06/04/2026
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

11:27 | 06/04/2026
Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

11:24 | 06/04/2026
Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –

11:10 | 06/04/2026
Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

10:35 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –
  • Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –
  • Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –
  • Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën –
  • Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –
  • Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –
  • Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com