Maja e Shën Dëllisë, midis Bashkisë Tepelenë dhe Bashkisë Memaliaj është përfshirë nga flakët.
Mësohet se terreni tepër i thyer malor dhe shumë larg zonës së banuar (3-4 orë larg) e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Zjarri ka rënë në kullotë dhe janë djegur sipërfaqe me bar e shkurre. Ndërkohë që zona bëhet e rrezikshme për ndërhyrje jo vetëm për shkak të largësisë, por edhe pranisë së predhave të mëdha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.
Deri tani kanë plasur disa prej tyre, madje zhurma e plasjeve është dëgjuar deri në Tepelenë.