Dekreti i Ramiz Alisë që përcaktoi elitën politike të Shqipërisë pluraliste
Më 13 nëntor 1989, me një dekret të Kuvendit Popullor, Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të PPSH-së, Ramiz Alia, vendosi të dekorojë një grup personalitetesh të rëndësishme të politikës dhe fushave të tjera. Shteti komunist kishte nisur të dridhej nga themelet dhe udhëheqja po merrte masat për t’i paraprirë zhvillimeve që do të ndodhnin, përmbysjes së sistemit komunist, ashtu siç kishte ndodhur ndërkohë në të gjitha vendet e Lindjes.
Ndër të zgjedhurit e sistemit në fund të diktaturës: Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Skender Gjinushi. Bashkë me ta dekoroheshin me tituj të njëjtë edhe Kristaq Vlash Rama, Isuf Kalo, Pranvera Enver Hoxha, Ilir Enver Hoxha, Zana Ramiz Alia, etj.
Në prag të festave të nëntorit, Ramiz Alia vendosi të dekorojë një grup intelektualësh bashkë me bijtë e udhëheqjes. Në atë liste ku për rastësi apo jo, u përfshinë ata që qeverisën këto 26 vite e po vazhdojnë të drejtojnë Shqipërinë. Duket sikur Ramiz Alia përcaktoi në atë dekret elitën politike të Shqipërisë pluraliste. Bashkë me fëmijët e Enver Hoxhës e Ramiz Alisë u dekoruan me tituj të ndryshëm krerët e dy partive që do të merrnin në dorë fatet e vendit, Fatos Nano i PS-së dhe Sali Berisha i PD-së. Në atë grup personalitetesh ishte edhe Skënder Gjinushi, i cili do të ishte një ndër drejtuesit kryesorë të politikës shqiptare. U dekorua edhe Rexhep Median,i i cili gjithashtu u bë një ndër drejtuesit kryesorë të kohës duke arrtitur deri tek posti më i lartë ai i Presidentit. Në atë dekret përfshihen edhe emra të etërve të atyre që sot sundojnë politikën si Kristaq Rama, babai i kryeministrit Edi Rama. Ja disa nga emrat që u dekoruan në nëntor 1989, në prag të rrëzimit të sistemit komunist.
Trofetë komuniste për politikanët që sunduan këto 25 vite
“Për merita të veçanta si punonjës i shkencës” dekorohet ndër të tjerë edhe mjeku Sali Berisha dhe Isuf Kalo. Ky i fundit kishte qënë mjeku personal i Enver Hoxhës.
“Çmimi i Republikës i shkallës së dytë”, dekorohet Rexhep Mediani
Çmimi i Republikës i shkallës së parë, dekorohet ndër të tjerë edhe
Kristaq Vlash Rama, babai i kryeministrit Edi Rama.
Bashkë me Kristaq Ramën me të njëjtin titull dekorohej edhe e bija dhe i biri i Enver Hoxhës, Pranvera Hoxha dhe Ilir Hoxha
Çmimi i republikes i shkalles se trete, dekorohet Fatos Nano.
Bashkë me Fatos Nanon me të njëjtin titull dekorohej edhe e bija e Ramiz Alisë, Zana Ramiz Alia.
“Naim Frashri” klasit të pare dekorohet Skënder Gjinushi
“Hero i Popullit”, “Hero i Punës Socialiste”, “Urdhri i Flamurit”, “Ylli Partizan”, “Urdhri i Sëkënderbeut klasi i parë”, “Nëna Heroinë”, “Mësues i Popullit”, “Artist i Popullit”, “Skulptor i Popullit”, “Për Merita të Veçanta në Punë e Shkencë”, Naim Frashri, dhe pas vdekjes së diktatorit, Kuvendi popullor vendosi edhe titullin “Enver Hoxha”, titull që iu dha disa institucioneve ku përfshiohej edhe Universiteti i Tiranës.
Ka tituj nderi edhe për personalitete të kohës si Llambi Gegprifti babi i Sonila Qatos, drejtore e Kthimit dhe Kompensimit të pronave, apo Myqerem Fuga, gjyshi i Endri Fugës, Drejtor i Komunikimit në kryeministri, njeriut më të afërt të Edi Ramës. Dekorohet me atë dekret edhe Hamit Beqja, babai i ministrit të shendetësise, Ilir Beqja.
Në grupin e të dekoruarve përfshihen dhe shumë artistë dhe shkrimtar, si Margarita Xhepa bashkë me të birin, Ndriçim Xhepën. U dekorua Dritëri Agolli e Ismail Kadare. Artikulli i gazetës së Partisë “Zëri i Popullit” shoqërohet me fotografi të dekorimit të kadaresë por edhe Margarita e Çlirim Xhepa.