Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz.
Raportohet se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale.
Burimet bëjnë me dije se autori i ngjarjes është nga Mirdita, ndërsa Policia e ka identifikuar atë dhe po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri. Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.