Prestigjiozja gjermane, “Bild” shkruan se shqiptari Admir Mehmedi që luan në Bundesligë është një polyglot dhe flet 7 gjuhë të huaja.
Djaloshi nga Gostivari i cili luan me Bayer Leverkusen, është pjesë e kombëtares së Zvicrës, me të cilën kuqezinjtë tanë do të përballen më 11 qershor në fazën finale të “Euro 2016”.
“Përfaqësuesi i kombëtares së Zvicrës dominon kolegët e tij, me shtatë gjuhë: shqip, “zviceranëshe”, italisht, rusisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht,” – shkruan “Bild”. /27.al/