Autoritetet italiane kanë shpëtuar 57 emigrantë kryesisht nga Tunizia dhe janë dërguar në Ishullin Lampedusa.
Emigrantët, të cilët po udhëtonin me një bark janë kapur nga autoritetet italiane në afërsi të Lampione dhe janë dërguar për në Lampedusa në orët e vona të së shtunës.
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini pretendon se rënia drastike e valës së migrantëve që vijnë në Itali është e lidhur me përpjekjet e tij për të penguar organizatat bamirëse dhe të shpëtimit, që ndihmojnë migrantët në det.
Shumica e migrantëve që po arrijnë në Itali përmes detit, po e bëjnë këtë gjë pa ndihmën e organizatave bamirëse.