A duhet varur “Mihali” në Lungomare? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A duhet varur “Mihali” në Lungomare?

22:10 | 17/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime –

Dy satelitët “Albania”, zgjate me 11 muaj marrëveshjen me kompaninë amerikane –

Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale –

Ja kush janë kandidaturat për Komitetin Ekzekutiv dhe presidentin e FSHF 2026 –

 

Nga Dritan Kaba
Këto dy ditë ka pasur një stuhi në media dhe cunam në rrjetet sociale. Ndryshe nga uraganet amerikane që i kanë emrat në gjininë femërore, ky cunami ynë e ka emrin Mihal, në gjininë mashkullore.
Mihali u bë personazhi kryesor i këtyre dy ditëve. Atij iu veshën “meme” dhe i krijuan bejte dhe këngë. Shkrime, analiza dhe kronika të pafundme, mirë që janë pushim emisionet televizive se do bëheshin pa fund të tilla. Do ftoheshin “analista”, ekonomistë, qeveritarë, deputetë, kryetarë të bashkive ku do shpreheshin për rrezikun “Mihal”. Dikush nga emisionet do bënte edhe lidhje direkte nga restoranti i tij, ku do ftoheshin bashkëfshatarë që do flisnin për Mihalin nga fëmijëria e tij e hershme. Aq shumë e trajtuan “Mihalin”, sa shumë shpejt do jetë shprehje në jetën e përditshme. Për herë të parë pashë “të bashkuar” rreth Mihalit të majtë edhe të djathtë, aq sa besova se “Mihali” na duhej për të zgjidhur problemet tona dhe ai ishte shkaktar i gjithçkaje të bërë dhe ndërtuar keq në këto vite.
A thua që Mihali ka ngritur taksat? A thua Mihali ka dhënë gjithë ekonominë shqiptare të 15 viteve të ardhshme me PPP një grupi oligarkësh pa asnjë garë? A thua Mihali lë pa ujë e drita bregun? A thua Mihali mbushi Shqipërinë me drogë?! A thua Mihali bëri të emigrojnë 500 mijë shqiptarë nga sytë këmbët?! A thua Mihali ka bërë që 87% e shqiptarëve nuk kanë mundësi ekonomike të kalojnë një javë pushime? A thua Mihali po i mbyll gojën mediave me ligje diktatoriale? A thua Mihali bëri votime në vend të zgjedhjeve pluraliste pas 30 vitesh? A thua Mihali ka mbushur bashkitë e Parlamentin me kriminelë? A thua Mihali ka shkatërruar euron duke rrezikuar kështu eksportet shqiptare? A thua Mihali i ka shpallur luftë shtresës së mesme, biznesit të vogël e të mesëm? A thua Mihali ka bërë një kilometër autostradë 17 milion euro e një km tek Unaza e Re 20 milion euro?! A thua Mihali po kërkon dhënien si plaçkë të trojeve kosovare për llogari të Serbisë së Madhe dhe grupeve armiqësorë shqiptare? A thua Mihali ka liruar vrasësit nga burgu pa mbaruar dënimi? A thua Mihali ka vjedhur dhe blerë votat me krimin e organizuar? A thua Mihali është autori i dosjeve 184 dhe 339? A thua Mihali ka fajin që të sëmurët me kancer nuk marrin mjekimin e duhur? A thua Mihali po i heq subvencionimin fermerëve dhe po ua kalon oligarkëve? A thua Mihali po bën që 79% e të rinjve duan të largohen një orë e më parë nga ky vend? A thua Mihali uli numrin e lindjeve në Shqipëri sa rrezikohemi që brenda disa dhjetëvjeçarëve të jemi drejt plakjes dhe afër asimilimit si komb? A thua Mihali na bllokon integrimin evropian?
Aq mire ia bëtë Mihalit sa nuk ka ku të shkojë. E meriton! Mihali është sjellësi i fatkeqësive!
Unë propozoj që Mihalin ta varin tek Lungomarja, aty ku vareni çdo fundjavë me orë të tëra se Mihali u çmend edhe e bëri nga tre korsi në një drejtim, vetëm me një.
Propozoj edhe një miting madhështor me rastin e varjes, të japë një koncert Shkëlzen Dolli dhe nga mesi i turmës të bërtasë ajo drejtoresha për liderin “I love you”.
Të gjithë si i thonë italianet do të jenë: Të lumtur dhe të kënaqur. Të keqen e gjetëm!

Etiketa: 5 turistët spanjollëDritan KabaMihal KokedhimaSarandë

Të Lidhura

E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime –

E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime –

nga 27
20:26 | 29/01/2026
0

Ndonëse sistemi i self-care filloi të bëhej funksional për bizneset, që nga pasditja e djeshme dhe sot Agjencia Kombëtare e...

Dy satelitët “Albania”, zgjate me 11 muaj marrëveshjen me kompaninë amerikane –

Dy satelitët “Albania”, zgjate me 11 muaj marrëveshjen me kompaninë amerikane –

nga 27
19:58 | 29/01/2026
0

Qeveria Shqiptare ka zgjatur marrëveshjen me kompaninë amerikane Satellogic për monitorim të satelitor të të gjithë vendit. Lajmi është bërë...

Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale –

Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale –

nga 27
18:50 | 29/01/2026
0

Në vijim të takimeve të tij me demokratët në të gjithë Shqipërinë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte këtë...

Ja kush janë kandidaturat për Komitetin Ekzekutiv dhe presidentin e FSHF 2026 –

Ja kush janë kandidaturat për Komitetin Ekzekutiv dhe presidentin e FSHF 2026 –

nga 27
18:38 | 29/01/2026
0

Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor, në zbatim të Rregullores së Asamblesë...

Para
Tela, Milkani, Delisula, Xhaxhiu, Demi, Lipe, Ndreca dhe Vehbiu: “Baxhaku, gjyshi i madh që na mësoi të duam njerëzit”

Tela, Milkani, Delisula, Xhaxhiu, Demi, Lipe, Ndreca dhe Vehbiu: “Baxhaku, gjyshi i madh që na mësoi të duam njerëzit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime –

E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime –

20:26 | 29/01/2026
Dy satelitët “Albania”, zgjate me 11 muaj marrëveshjen me kompaninë amerikane –

Dy satelitët “Albania”, zgjate me 11 muaj marrëveshjen me kompaninë amerikane –

19:58 | 29/01/2026
Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale –

Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale –

18:50 | 29/01/2026
Ja kush janë kandidaturat për Komitetin Ekzekutiv dhe presidentin e FSHF 2026 –

Ja kush janë kandidaturat për Komitetin Ekzekutiv dhe presidentin e FSHF 2026 –

18:38 | 29/01/2026
Pasaporta e bllokuar nga GJKKO, zv.kryeministrja Balluku kërkon shqyrtim në Gjykatën e Lartë –

Pasaporta e bllokuar nga GJKKO, zv.kryeministrja Balluku kërkon shqyrtim në Gjykatën e Lartë –

17:38 | 29/01/2026

Më Të Lexuarat

  • E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime –
  • Dy satelitët “Albania”, zgjate me 11 muaj marrëveshjen me kompaninë amerikane –
  • Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale –
  • Ja kush janë kandidaturat për Komitetin Ekzekutiv dhe presidentin e FSHF 2026 –
  • Pasaporta e bllokuar nga GJKKO, zv.kryeministrja Balluku kërkon shqyrtim në Gjykatën e Lartë –
  • U pagua nga ish-deputeti Ndoka për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin e ekstraduar nga Zvicra –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime –
  • Dy satelitët “Albania”, zgjate me 11 muaj marrëveshjen me kompaninë amerikane –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com