BE- Serbisë: Njohja e Kosovës kusht për çeljen e negociatave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE- Serbisë: Njohja e Kosovës kusht për çeljen e negociatave

13:23 | 13/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ambasada Britanike në Prishtinë ka bërë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me finalizimin e dialogut Pishtinë-Beograd, ku sipas tyre është e rëndësishme njohja reciproke midis dy vendeve, në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Europian (BE).

Në një deklaratë të përbashkët të qeverive të Francës, Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe SHBA-së thuhet se këto shtete janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ata i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja.

Read more

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

“Ne dëshirojmë të shohim që njerëzit e Kosovës dhe të Serbisë të përfitojnë nga paqja e qëndrueshme dhe të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çfarëdo mënyre.”– thuhet më tej në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal. Status quo pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe thjeshtë nuk është e qëndrueshme. Pas viteve të tëra të ngecjes ka ardhur koha që më në fund të përmbyllen konfliktet e viteve të 90-ta dhe të ofrohet një e ardhme e sigurtë dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët.

Prandaj, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse.

Ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës.

Ne dëshirojmë të shohim që njerëzit e Kosovës dhe të Serbisë të përfitojnë nga paqja e qëndrueshme dhe të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çfarëdo mënyre.

Etiketa: Bashkimi Europiandialog Pishtinë-BeogradSerbi Kosove

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:58 | 04/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

nga 27
07:52 | 04/06/2026
0

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në fokus të rendit të ditës do të jenë disa interpelanca me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

nga 27
07:38 | 04/06/2026
0

Dashi Do jeni shume me te hapur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do...

Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

nga 27
07:31 | 04/06/2026
0

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës. Pas...

Para
Të shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohen nëndrejtori dhe ekonomisti i Kadastrës në Durrës

Të shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohen nëndrejtori dhe ekonomisti i Kadastrës në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:58 | 04/06/2026
Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

07:52 | 04/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

07:38 | 04/06/2026
Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

07:31 | 04/06/2026
Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –
  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com