Persona të paidentifikuar kane grabitur me dhunë banesën e një biznesmeni në Pogradec, i cili ka në pronësi një karburant.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para t mëngjesit të sotëm në fshatin Buçimas.
Grabitësit pasi janë futur në shtëpinë e biznesmenit Valter Gora kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.