Një shqiptar është arrestuar në Xhenova, pasi u kap në bodrum me gjysmë kilogrami kokainë.
Roland Barkaj me profesion murator është arrestuar në flagrancë ndërsa po dilte nga apartamenti i tij. Agjentët e mbanin në ndjekje shqiptarin, pasi dyshonin të ishte i përfshirë në rrjet trafikim lëndësh narkotike.
Gjatë kontrollit iu gjetën kokainë si dhe 4460 euro para të gatshme , që mendohet se i kishte siguruar nga shitja e lëndës narkotike. Në bodrum u gjetën edhe mjete të tjera që përdoreshin për paketim dhe rregullim në sasi të vogla të drogës.