Rrësheni është qyteti i njerëzve të mirë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrësheni është qyteti i njerëzve të mirë

15:42 | 14/08/2019
në Opinion
0

Nga Dom Gjergj Meta

Sot, kur u vra Tonini para Katedrales, pikërisht në atë çast, aty kaloi një grup me francez. Një burrë me djalin e tij dhe shokët e djalit të tij. Pasi kishin qenë në Krujë te muzeu i Heroit tone, kishin ardhur të vizitonin Mirditën. U ndodhën pikërisht në momentin që kishte ndodhur vrasja. Pasi mbaruan vizitën e tyre te Kantina e Arbërit erdhën e më vizituan edhe mua, pasi donin të dëgjonin nga ipeshkëvi për Mirditën.

Pyetja e parë që më bënë ishte për vrasjen para Katedrales. Atëherë jo pa pezm e dhimbje u thashë:

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

“Më vjen keq që qëlluat në këtë çast e patë me sytë tuaj një skenë kaq makabër. E megjithatë Rrësheni është qyteti i njerëzve të mirë; i njerëzve të jetë së përditshme; i atyre burrave, grave, të rinjëve e fëmijëve që çdo të djelë bëjnë të gumëzhijë Katedralja e mbushin sheshin me cicërimat e tyre fëmijërore.

Është qyteti i xhiros së darkës e i përshëndetjes plot mirësjellje: “a mujte?”

Është qyteti i djemve dhe vajzave që mësojnë në shkolla e kanë ëndërra për jetën e të ardhmen. Një ngjarje nuk e identifikon këtë qytet. Ajo mund të kishte ndodhur kudo.

Nuk na përfaqëson një ngjarje e shëmtuar dhe kriminale. Sepse e mira e sfidon dhe e mund të keqen. E mira është me bollëk në Rrëshen.

Ne nuk do të rreshtim ta duam qytetin dhe jetën e njerëzve të këtushëm. Dhe mirditasit e duan jetën e janë njerëz të jetës.”

Pasi ata ikën vazhdova me veten time dhe e pyeta: deri kur kështu?

Kësaj pyetje duhet t’i përgjigjemi të gjithë ama. Nga më i vogli te më i madhi, nga më i riu te më i vjetri, nga Kryetari i Bashkisë te Ipeshkëvi, nga polici i thjeshtë e deri te Ministri i Brendshëm, nga bariu deri te mësuesi e kështu me rradhë.

Jemi të gjithë pjesë e këtij qyteti e të gjithë duhet të kemi si synim të mirën e tij. E mira e përbashkët, dhe jo militancat partiake apo interesat private, duhet të jetë synimi dhe horizonti jonë i përbashkët.

Ne mund t’ia dalim në rast se punojmë bashkë, me drejtësi duke parë njëri-tjetrin në sy. Duke iu bindur më shumë Zotit dhe ndërgjegjes sonë se sa partisë apo interesit privat.

Kemi rrugë të gjatë për të bërë, por do t’ia dalim. Kurajo!

Etiketa: dom Gjergj Metamirditareshenvrasje

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
“Narko Valdrini Jashtë Bashkisë”/ Reagon Pjetri: Nuk jam unë e keqja e Shkodrës

“Narko Valdrini Jashtë Bashkisë”/ Reagon Pjetri: Nuk jam unë e keqja e Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com