Të paktën 60 persona kanë humbur jetën si dhe 65 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një çisterne me karburant në Tanzani.
Mësohet se pasi çisterna u përmbys, dhjetra persona mes tyre tregtarë ambulantë vërshuan për të marrë sasi karburanti. Kjo përpjekje ka rezultuar fatale për jetën e tyre, pas shpërthimit të lëndës djegëse.
Morogoro është një pikë kryesore e transportit të lëndëve djegëse dhe produkteve bujqësore.
Mediat vendase shtojnë se aksidente të tilla ndodhin shpesh në Afrikë pasi shumë persona marrin përsipër të transportojnë sasi të mëdha lëndësh djegëse.