56-vjeçarja me inicialet A.V. ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi prej 80 m
Bie aksidentalisht në humnerë turistja australiane. 56-vjeçarja me inicialet A.V. ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi prej 80 metrash në vendine quajtur Qafa e Valbonës. Turistja shoqërohej nga bashkëshorti i saj në momentin e aksidentit.
Dy bashkëshortët nga Australia kishin nisur një tur turistik në Valbonën turistike atje ku ka frekuentim masiv të turistëve të huaj por edhe vendas.