Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka firmosur dëbimin e një shqiptari 43 vjeç me banim në Siena, dje, më 8 gusht 2019.
Në një postim në rrjetet sociale ai bën me dije arsyet e këtij dëbimi.
“Sapo firmosa dekretin e dëbimit të një 43-vjeçari kosovar, M.M. me banim në afërsi të Sienas, anëtar i një qëndre kulturore islamike që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit tonë.
Të ikin nga Italia cilindo që kërkon të sjellë luftën në shtëpi” , sqaron Salvini.