PD: Fituesi i 18 miliardë lekëve në sistemin e ri tatimor u paracaktua – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Fituesi i 18 miliardë lekëve në sistemin e ri tatimor u paracaktua

14:49 | 08/08/2019
në Shqiperi
0

Partia Demokratike ka dalë sot në një denoncim të fortë lidhur me tenderin e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionitpër “modulin e ri tatimor” me vlerë 18 miliardë lekë.

Në denoncimin e PD japen fakte sesi AKSHI ka paracaktuar fituesin e këtij tenderi me bashkim operatorësh, duke vendosur  kritere specifike “ kostum me porosi” nga dy kompanitë fituese kryesuar nga “JEHONA SOFTWARE”.

Denoncimi i plotë në postimin e Departamentit të Antikorrupsionit në PD:

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Një vit më parë PD bëri një seri denoncimesh lidhur me tenderin e zhvilluar nga AKSHI për modulin e ri tatimor, me vlerë 18 mld lekë.

Ashtu siç u denoncua, tenderi u fitua nga bashkim operatorësh, kryesuar nga kompania JEHONA SOFTWARE, me kritere “kostum me porosi”.

Departamenti Antikorrupsion analizoi 80 tendera të zhvilluar nga AKSHI dhe në asnjë prej tyre kriteret nuk ishin te tillë. Vetëm në këtë tender kriteret ishin aq specifike, sa i plotësonte vetëm bashkimi fiktiv i operatorëve, përfaqësuar nga JEHONA SOFTWARE.

Në asnjë nga 80 tenderët e zhvilluar nga AKSHI, nuk ishte parë kriteri 5% i xhiros vjetore dhe kontratave të ngjashme.

Por kompania, të cilës i ishte paracaktuar, ato kapacitete kishte, kapacitete larg atyre që do të duheshin për një objekt të kësaj natyre dhe vëllimi. Totali i aktiveve të shoqërisë lider të joint-venture fitues, për vitin 2017 ishte vetëm 480 mln lekë dhe po hynte si fituese në një tender me vlerë 18 mld lekë.

Pak ditë më pas shoqëria ndryshon tërësisht pronësinë, duke i kaluar zotërimi 100% shoqërisë kroate PRIMUS ADRIATIC d.o.o.

Ndërkohë pagesat për kompaninë në fjalë, lider i bashkimit fiktiv të operatorëve, fillojnë pak ditë pas lidhjes së kontratës: 1,7 mld lekë i kalojnë shoqërisë në 18 dhjetor 2018 dhe 4,3 mld në 9 maj 2019. Pra plot 7 mld nga buxheti i shtetit i kanë kaluar deri më sot kompanisë përfituese e tenderit “me porosi”.

Kompania e krijuar në tetor 2014, e cila pak muaj pas krijimit bëhet përfituese kontratash publike, dhe pse modeste për nga vlera, ka përfituar në total deri më sot 7,47 mld lekë nga buxheti, 7 mld prej të cilave vetëm nga tenderi në fjalë.

Çfarë do të ndodhë me bizneset ndërkohë?

– Ashtu si paralajmëruam, 140 000 biznese do të heqin kasat fiskale dhe do të vendosin sistemin e ri, që i kushton 80 deri 100 euro çdo subjekti.

Gjithashtu do të ngarkohen me kostot vjetore të mirëmbajtjes, plus firmë elektronike, plus një kosto prej 300 euro për instalim. Këto i çojnë shpenzimet shtesë të biznesit në 1000 euro çdo vit.

kompanisë që po realizon sistemin online të taksave, i janë dhënë të drejta ekskluzive për të ndryshuar ligjet fiskale, për të adminsitruar të dhënat e biznesit, duke i hapur rrugë kështu monopolit në këtë fushë, por dhe përdorimit të paautorizuar të të dhënave!

Sigurisht qe në atë kohë Ahmetaj i inceneratorëve e mohoi, si faktin që tenderin do ta fitonte një kompani kroate (të cilën e paralajmeruam pa u shpallur fituesi i tenderit), ashtu dhe kostot shtesë, si gjithmonë duke akuzuar e duke gënjyer.

Sot është e pamundur të mendosh se ka shqiptar e biznes që i beson më keta që qeverisin pa mandat!

Çdo denoncim që kemi bërë ka rezultuar i vërtetë, çdo herë kemi folur me fakte e prova!

Dhe ky tender, ashtu si shumë të tjerë, do të jetë subjekt i ligjit antimafia dhe kushdo që përfiton prej tij, që nga familjarët e Ramës e deri te Ahmetaj, apo ata që kanë zënë vendin e tij, do të përgjigjen para ligjit!

Etiketa: “JEHONA SOFTWARE”AKSHImiliarda dollarePartia Demokratike

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Arrestohet 35-vjeçari shqiptar i arratisur nga burgu grek, grabiti bankën në Parga

Arrestohet 35-vjeçari shqiptar i arratisur nga burgu grek, grabiti bankën në Parga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

17:07 | 01/02/2026
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

16:37 | 01/02/2026
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

16:15 | 01/02/2026
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

15:55 | 01/02/2026
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

15:25 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –
  • Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –
  • “Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –
  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –
  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –
  • Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com