Vetëm pas denoncimit të një qytetari, restoranti i njohur në Himarë “Esperia” që faturonte në gjuhën greke është gjobitur nga Drejtoria Tatimore.
Një qytetar kishte kërkuar kupon tatimor dhe pas disa kërkesave, i ishte dorëzuar një kupon në gjuhë greke i shkruar me dorë. Qytetari ka denoncuar se kuponi ka çmime përtej artikujve ushqimore që kishte konsumuar ndërsa e gjitha ishte shkruar në greqisht.
Pas denoncimit kanë ndërhyrë inpektorët e Tatimeve dhe ministrja të cilët kanë shkuar menjëherë te restoranti “Esperia”.
Ministrja paralajmëroi bizneset e gjobitura se nëse kapen edhe njëherë me shkelje do të bllokohen, ndërsa bëri të ditur se nga java tjetër do të krijohet një aplikacioni për denoncimin e rasteve abuzive nga qytetarët.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/391525888169576/