Tre vëllezër dibranë me mbiemër Titini kanë rënë në pranga pasi në mënyrë të jashtëligjshme i kishin vënë 50 mijë euro gjobë një shtetasi.
Të tre vëllezërit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe kanë kanosur shtetasin që i ka denoncuar më pas ata në polici.
Gjatë operacionit të koduar “Brothers” janë arrestuar shtetasi Xh. T., 23 vjeç, E. T., 32 vjeç, A. T., 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.