Gazeta Austriake (1880): Fjalimi i Hodo Bej Sokolit gjatë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Shkodër më 19 prill 1880 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazeta Austriake (1880): Fjalimi i Hodo Bej Sokolit gjatë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Shkodër më 19 prill 1880

09:15 | 06/08/2019
në Kryesore
0

Nga Aurenc Bebja, Francë – 1 Nëntor 2017

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të martën e 11 majit 1880, letrën kurioze, të botuar pak kohë më parë në gazetën austriake, “Tageblatt”, në lidhje me fjalimin e kolonelit shqiptar, Hodo Sokolit, të mbajtur gjatë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Shkodër më 19 prill 1880.

Çfarë ka shprehur më konkretisht Hodo Beu gjatë asaj dite ? Në vijim, do të gjeni rrëfimin e tij të plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja:

Read more

Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Kolonel Hodo Beu organizon shqiptarët në Tuz. Ai ka të gjithë besimin e tyre nga pikëpamja ushtarake. Princi i Mirditorëve, Prenk Bib Doda u thirr më 21 prill për të deklaruar përfundimisht nëse ai donte të merrte pjesë në luftën kombëtare.

Këto të dhëna bëhen të besueshme pas letrës kurioze që Tageblatt-i i Vjenës ka marrë nga një shqiptar katolik, i njohur në Shkodër, dhe që ne po e riprodhojmë nga kjo gazetë :

Në asamblenë e madhe, të mbajtur më 19 prill në Shkodër, u shpall pavarësia e Shqipërisë. Hodo Beu mbajti fjalimin e mëposhtëm në shqip :

“Te nderuar vëllezër, ministrat e mbledhur në Berlin reaguan në mënyrë të paditur ndaj vendit dhe banorëve tanë, ku na shitën, neve, racën më të pastër dhe më fisnike në botë, ndaj një populli malësor që gjendet në nivelin më të ulët të qytetërimit, i cili deri tani ka jetuar vetëm me lëmoshat që ka kërkuar nga princat e Evropës. Ju, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Mbretit Shqiptar Skënderbe (Aleksandrit të Madh), të braktisur nga të gjithë, të rrethuar nga një bandë ujqërish të uritur që ruajnë gjahun e tyre, ne do të dimë të mbrohemi dhe të nderojmë varrezat e etërve tanë. Ne kemi fshehur dhimbjen tonë dhe kemi dhunuar ndjenjat tona më të shenjta kur dorëzoheshin të armiku vëllezërit tanë të Podgoricës dhe Spuzit. Ne nuk do të bëjmë asgjë më shumë për të ndryshuar me forcë gjendjen aktuale të gjërave; por ky është konçesioni i fundit që ne mund të bëjmë. Nesër, vëllezërit tanë, Hoti, Kastrati dhe Kelmendi do të dorëzohen në mëshirën e armiqve të tyre. A do ta lejoni këtë gjë ?”

Britma “Io” (Jo) e shtyrë prej një mijë zërave është përgjigjja e kësaj pyetjeje.

Pastaj oratori vazhdon :

“As unë nuk e dua ; Unë, Hodo Beu, i cili për pesëdhjetë vjet u kam shërbyer sulltanëve me besnikëri; por sot duke e njohur vullnetin e sulltanit, unë shkëputem nga ai dhe nuk njoh as padishah e as Stamboll.”

Me shqiptimin e këtyre fjalëve, plaku i zjarrtë grisi spaletat prej ari të uniformës së tij, hoqi dekoratat e shumta dhe i hodhi për tokë. Njëqind e pesëdhjetë oficerë turq (shqiptarë me origjinë), të cilët morën pjesë në asamble, ndoqën shembullin e kolonelit; ata shqyen simbolet e gradave të tyre, po ashtu dhe dekoratat, dhe i shkelën me këmbë.

Hodo Beu vazhdoi me këto fjalë :

“Ne nuk kemi më asgjë të përbashkët me padishahun dhe këta efendij të Stambollit, kështu që le t’i tregojmë vendit atë që ne jemi me të vërtetë. Bajraktar i fisit Hoti, bëj detyrën tënde.”

Në të njëjtin moment, shfaqet në ballkon një luftëtar shtatgjatë me fytyrë esmere; Shohim xixëllimin e një jatagani : ai godet shtyllën në të cilën varet flamuri i Gjysmëhënës së sulltanit, i cili bie në pluhur. Ngritësi i vjetër i flamurit të Hotit vendos flamurin e ri kombëtar të Shqipërisë, me ngjyrë të kuqe dhe me një luan që kërcen. Gjatë kësaj pamje, u dëgjua një thirrje e furishme, dhe Hodo Beu foli sërish :

“Armë, ne kemi me bollëk dhe do të kemi krahë të mjaftueshëm për t’i përdorur ato. Municione, ne kemi mjaft për të luftuar disa vite. Vetëm paratë na mungojnë, sepse shqiptari është i guximshëm, por i varfër.”

Me këto fjalë, dekani i korporatës së tregtarëve ngrihet dhe njofton se : “një grup bankierësh të Shkodrës, Zotërinjtë Pema, Bianchi, Summa, Paruzza, Nicolodjaba, etj, deklarojnë se janë të gatshëm të paguajnë çdo ditë 10.000 franga ari në duart e komandantit të përgjithshëm për burrat që janë aktualisht në ushtri.”

Mungonte vetëm zgjedhja e kryekomandantit. Por Filip Seismit-Doda, vëllai i burrështetasit italian me të njëjtin emër (mbiemër), për të shmangur çdo grindje konfesionale, propozon emërimin e dy kryekomandantë, një të krishterë dhe një mysliman. Kjo rezolutë u miratua dhe princi Prenk Bib Doda u emërua, pothuajse njëzëri, komandant i përgjithshëm i luftëtarëve të krishterë ; ndërsa kolonel Hodo Beu, komandant i përgjithshëm i luftëtarëve myslimanë. Ky i fundit ofroi të shkojnë që të nesërmen në territorin e Hotit, i kërcënuar i pari nga pushtimi.

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-austriake-1880-fjalimi-i-hodo-bej-sokolit-gjate-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise-ne-shkoder-me-19-prill-1880/?fbclid=IwAR0iV5Zdl9X24lBJeOVFwhIDg8UzlxKH9y1jph4tcgctHtBY1bkN6EP-vu0

 

 

 

Etiketa: Aurenc BebjaGazeta AustriakeHodo Bej SokoliLe Tempspavarësia e Shqipërisë

Të Lidhura

Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

nga 27
10:35 | 06/04/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi doli nga SPAK foli për mediat, duke thënë se “aty gjeti Ergys Agasin,...

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

nga 27
10:19 | 06/04/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka akuzuar qeverinë se përmes “Paketës së Maleve” po zbaton një politikë që, sipas...

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

nga 27
10:18 | 06/04/2026
0

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në oborrin e një banese në Memaliaj. Policia bën me dije se autori/autorët,...

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

nga 27
10:03 | 06/04/2026
0

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se rritja e çmimeve të...

Para
Meta, kërkesë tjetër KQZ-së: Informacion të thelluar për deputetët e rinj

Presidenti Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. 18 tetori po afron!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

10:35 | 06/04/2026
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:19 | 06/04/2026
Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –

10:18 | 06/04/2026
Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –

10:03 | 06/04/2026
Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –
  • Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
  • Shpërthim me tritol në oborrin e banesës së një personi, autorët djegin makinën pas ngjarjes –
  • Qeveria po përfiton në kurriz të qytetarëve –
  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –
  • Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com