Nga Mehmet Elezi
Deshe s’deshe, rrugëve të Tiranës të kujtohet kënga e dikurshme:
“Ty-ty-tyy bie boria
Më ngadalë, se ja bagëtia
E kanë mbushur rrugën plot…»
Boritë e veturave piskatin pa mëshirë. Edhe kur i ndal semafori. Edhe natën, kur marrin kthesën te kryqëzimi.
Boritë e atobusëve, si sirena anijesh.
Vetëm në Shqipëri ndodh. Në Europë kurrë.
A ka ligj?
Qytetarët e Tiranës punojnë, argëtohen, flenë. Nuk janë si ato qeniet në vargun e dytë të këngës më sipër.
Ndotja akustike është shkatërruese për shëndetin mendor.
Pak arsye kanë shqiptarët me ra në depresion, pa u shtuar palljet e makinave çdo minutë të ditës e të natës?
(marrë nga fb i autorit)