Zoti i drekoftë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zoti i drekoftë!

15:27 | 03/08/2019
në Kryesore
0

Nga Edi Oga

Dom Gjergj Meta është prift katolik. Ai ka bërë një zgjedhje të lirë në një shoqëri të lirë. E ka bërë këtë zgjedhje në rininë e tij të hershme duke ndjekur atë thirrje të brendshme që quhet “vokacion”. Bëri atë që ndjeu!

Dom Gjergji i shërben një komuniteti të caktuar, i cili ka nevojë për shërbimet e tij. Ky komunitet, i është falenderues dhe bëhet çdo ditë e më i madh. Megjithëse në moshë të re, Dom Gjergji u emërua arqipeshkv i Rrëshenit. Një djalë me mendje të ndriçuar dhe me një barrë shkollë, ka një profesion dhe në profesionin e tij ka shkëlqyer!

Read more

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

Përveç se klerik, Dom Gjergji është edhe qytetar i këtij vendi. Si çdo qytetar tjetër, ai jeton çdo ditë me lajmet, me problemet, me shqetësimet dhe me hallet e përbashkëta.

Nuk ka se si e përjashton veten.

Si qytetar, Gjergj Meta nuk ka asnjë privilegj dhe asnjë kufizim më tepër sesa të gjithë ne. Gjergj Meta ka të drejtën e votës. Një njeri që voton, ka të drejtë të flasë, të kërkojë llogari, të ankohet, por edhe të falenderojë publikisht, kur nga politika vijnë gjëra të mira. Është edhe në interesin e tij si qytetar që vendi të bëjë përpara, të vendoset drejtësia sociale dhe ekonomia e çdokujt të përmirësohet.

Mbi të gjitha, Dom Gjergji lufton kundër pabarazisë sociale dhe varfërisë!

A nuk janë këto “luftërat” që çdo politikan premton duke u ngjirur në fushata dhe kur vjen në pushtet bën totalisht të kundërtën? I thellon ato! Dom Gjergji nuk bën asnjë fushatë, por me urtësinë dhe manualin e profesionit që ka zgjedhur, u shërben viktimave të politikës. U zbut shpirtrat dhe u siguron një vakt të ngrohtë apo dy tesha për trupin.

Dom Gjergji ka kurajon qytetare që të “vendosë gishtin” mbi plagët që dhembin më shumë në këtë vend, duke identifikuar të keqen me emër dhe fytyrë dhe shpesh edhe duke propozuar zgjidhje!

“Ti je prift, mos u merr me politikë!“, i komentojnë shpesh në statuset apo publikimet e tij.

Seriozisht?!

Kush jeni ju që mendoni se mund të ndaloni dikë të flasë e të shprehet lirshëm?!

A mos jeni ju të njejtët që u thoni artistëve, sportistëve, arkitektëve dhe të gjithë atyre që kanë një profesion të mirëdefinuar “mos u merrni me politikë, se nuk ju takon!” A duhet që në këtë vend me politikë të merren vetëm ata që nukkanë asnjë profesion? Zaten ky vend prandaj ka shkuar për dreq, sepse prej politikës punësohen në shtet edhe tranguj e idiotë!

Politika dhe partishmëria në politikë janë dy gjëra të ndara. Nuk do të ishte e udhës që Dom Gjergji të themelonte një parti politike duke qenë njëkohësisht peshkop, këtë e kuptoj, por që Dom Gjergji të mos shprehë publikisht bindjet dhe qëndrimet e veta për ato çështje që më së shumti afektohen nga politika?!

Më anë tjetër, njerëzit e Zotit nuk duhet të merren me politikë, kurse politikanët mund të merren lirshëm me punët e Zotit sa herë kanë nevojë për vota. Me shumë gjasa, më tepër kanë thënë: “Zoti ju bekoftë!” liderat e partive nëpër mitingje, sesa Dom Gjergji në katedrale!

Politikanët kanë marrë pushimet dhe kushedi në ç’resort apo vilë me pishinë po pushojnë. Pas pak do hanë drekë se janë lodhur.

Zoti i drekoftë!

/Newsbomb/

Etiketa: Edi OgaKleriku i njohur Dom Gjergj Metapolitika shqiptareprift

Të Lidhura

Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria –

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

nga 27
15:00 | 04/02/2026
0

Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një aksion kontrollesh në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet, në kuadër të...

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

nga 27
14:40 | 04/02/2026
0

Zëdhënësja e PS për zgjedhjet e 11 majit, Silda Çepe ëshë emëruar drejtoreshë e IdentiTek, post të  cilin më parë...

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

nga 27
14:16 | 04/02/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se është...

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

nga 27
14:00 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të shoqatës së prokurorëve, në lidhje me debatin për rritjen e pagave të...

Para
Lëvizte me armë në kryeqytet, 16 vjeçari bie në prangat e policisë së Tiranës

Lëvizte me armë në kryeqytet, 16 vjeçari bie në prangat e policisë së Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria –

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

15:00 | 04/02/2026
Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

14:40 | 04/02/2026
Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

14:16 | 04/02/2026
“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

14:00 | 04/02/2026
Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

13:44 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –
  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –
  • Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –
  • “Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen
  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –
  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –
  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com