Një sherr masiv ka ndodhur mes disa grupeve pushuesish të rinj në Shëngjin.
Siç shihet dhe nga pamjet në konflikt janë përfshirë një numër shumë i madh personash, ndërsa arsyeja mbetet ende e paqartë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilët nuk kanë qenë të aftë që të shuajnë sherrin.