Shoqata për Kulturë Demokratike ka monitoruar disa bashki të vendit për të nxjerrë rezultatet në raportin ” Vëzhgimi i përdorimit të burimeve administrative në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”.
DEKLARATË PËR SHTYP
“VËZHGIMI I PËRDORIMIT TË BURIMEVE ADMINISTRATIVE NË ZGJEDHJET LOKALE TË 30 QERSHORIT 2019”
Ky Raporti mbulon punën e kryer nga 4 vëzhguesit afatgjatë në Bashkitë e Elbasanit, Kavajës, Kucovës dhe Kukësit të angazhuar nga Shoqata për Kulturë Demokratike.
KUADRI LIGJOR
Kuadri ligjor duhet të krijojë mekanizma efektivë për të parandaluar zyrtarët publikë nga përfitimi i padrejtë i pozicioneve të tyre në mënyrë që tëndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
Neni 88 i Kodit Zgjedhor ndalon përdorimin e burimeve të organeve publike në nivel qendror apo lokal në mbështetje të kandidatëve, partive politike apo koalicioneve zgjedhore.
Rekomandimi nr. 3 në rekomandimet prioritare të raportit të ODIHR 2017 ishte “qeveria duhet të analizojë efektshmërinë e përpjekjeve të mëparshme për të luftuar shpërdorimin e burimeve shtetërore dhe presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit. Ajo duhet të marrë në konsideratë ngritjen e një organi transparent, të pavarur dhe përfshirës me detyrën dhe kompetencën e veprimit dhe të ndjekjes nëse vihet në dijeni për çështje të tilla në periudhën para dhe pas-zgjedhore. Kjo strukturë mund të ngrihet edhe në nivel vendor në një kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të radhës”. Pas dy vitesh çështja e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale vijon të jetë problematikë ende e pa zgjedhur.
KONTEKSTI DHE MJEDISI I FUSHATËS ELEKTORALE
- Zgjedhjet për Qeverisjen Vendore, 30 Qershor 2019 janë zgjedhjet që do mbahen mend shumë gjatë në vend. Këto zgjedhje apo votime, do të mbahen mend si zgjedhjet që janë zhvilluar në një situate politike konfliktuale të paprecedentë midis Dy kampeve politike në vend dhe një kaosi e ngërci institucional.
- Ky konflikt politik u thellua dhe kaloi përtej parashikimeve me dorëzimin e mandateve të Opozitës së bashkuar, i cilësuar si një vendim ekstrem, i kontestuar fort nga mazhoranca dhe komuniteti ndërkombëtar duke u konsideruar si një akt që thelloi krizën politike e institucionale në vend dhe një vendim ekstrem politik të pakonsultuar mirë dhe me një qasje afat -shkurtër për zhvillimet demokratike në vend.
- Këto zgjedhje u dalluan për një mungesë të thelluar të dialogut politik midis liderëve kryesorë të PS e PD. Kjo mungesë e vullnetshme e dialogut politik në vend nuk është një situatë e re për proceset zgjedhorre në vend, por është një tregues i sjelljes asimetrike, të pamaturuar e të papërgjegjshme të poltikës shqiptare.
- Fushata zgjedhore u dallua për një gjuhë jo të moderuar, aspak qytetare por në shumicën e rasteve cinike e fyese duke konfuzuar qytetarët mbi të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
- Për herë të parë, në këtë fushatë retorika politike u fokusua vetëm në debatin e datës së zgjedhjeve dhe aspak në paraqitjen e platformave elektorale konkuruese e me aletrnativa përkatese për të ofruar zgjidhje konkrete në përmirësimin e cilësisë se jetës në komunitetet përkatese Kjo fushatë zgjedhore do të mbahet mend si fushata zgjedhore pa garë dhe pa konkurencë të barabartë mes subjekteve zgedhore, kritere të cilat forcojnë konceptin mbi demokracinë e zhvillimit të zgjedheve.
- Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve, për këtë fushatë zgjedhore, Opozita e bashkuar nuk mori pjese në zgjedhje duke refuzuar hapur të mos respektojë afatet ligjore të regjistrimit në KQZ sipas Kodit Zgjedhor.
- Nga 97 kandidatë për kryetarë Bashkie të regjistruar, nga të cilat 11 kandidate ishin gra, PS ishte i vetmi subjekt zgjedhor që garoi me kandidatët e saj në 61 bashkitë e vendit, ku në 31 bashki konkuroi e vetme dhe pa kundërshtarë .
- Konflikti i thellë institucional midis Kryeministrit (mazhorancës) e institucionit të Presidencës e vetë Presidemtit u shoqërua deri në fund të kësaj fushatë zgjedhore. Për të zbutur tensionin e konflitin potitik e për të inkurajuar dialogun për zgjidhjen e krizës mes palëve politike, Presidenti u investua për nxjerrjen e 2 dekreteve: i pari për cdekretimin e datës 30 Qershor 2019 si datë e zgjedhjeve në fuqi (10 qershor 2019) e botuar dhe në fletoren zyrtare dhe dekretimi i një date re për zgjedhjet 13 Tetor 2019, i pabotuar akoma .në fletoren zyrtare .Ky debat në nivel politik mbi vlefshmërinë e kushtetushmërinë e dy dekreteve të Presidentit vazhdon të jëtë i fortë si pasojë e mungesës së tejzgjatur në kohë, të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese , e cila do të bëjë të mundur clirimin sa më të shpejt të këtij ngërci politik insitucional.
- Në këtë fushatë zgjedhore nuk u mendua konkretisht për votuesit, nuk iu dha koha e duhur për të menduar për zgjedhjen e tyre pasi votuesit u gjenden nën tensionin e presion përballë thirrjeve të mazhorancës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe thirrjeve të Opozitës së bashkuar për të bojkoruar masivisht datën e zgjedhjeve më 30 qershori. Ky tension i hapur solli konfuzion dhe pasiguri te qytetarët dhe cënoi parimin e fshehtësisë e lirisë së votës pasi u tentua të lexohej vota e elektoratit para se zgjedhësit ti drejtoheshin kutive të votimit.
- Nga monitorimi i bërë nga vëzhguesit e SHKD-së, nga periudha janar – qershor 2019, numri i punonjësëve në Bashkitë e monitoruara si dhe Institucionet e varura nga këto bashki nuk ka ndryshuar krahasuar me zgjedhjet e mëparshme ku numri i punonjësëve vecanërisht atyre me kohë të pjesëshme rritej gjatë periudhës së fushatës elektorale.
- Votimi u krye pas një sërë njoftimesh nga shumica e bashkive të drejtuara nga opozita se zgjedhjet nuk do të zhvilloheshin më 30 qershor. Disa kryetarë bashkish u përpoqën të përdorin kompetencat e tyre për të mos lejuar përdorimin e ndërtesave publike si qendra votimi.
- Gjatë kësaj fushate elektorale qytetarët nuk u ndihmuan me mekanizma alternative për të denoncuar në rrugë ligjore të gjitha parregullsitë dhe problematikat zgjedhore. Nuk pati asnje kujtese publike për të inkurajuar dhe nxitur besimin e qytetarëve për të denocuar cdo rast abuziv me këtë proces zgjedhor.
- Bashkia e Elbasanit urdhëroi punonjësit e administratës të dalin në punë ditën e shtunë dhe të diel me argumentimin që administrata të jetë në shërbim të qytetarëve për të siguruar procesin zgjedhor.
- Bashkitë e Kukësit dhe Kavajës të cilat drejtoheshin nga kryetarë të PD dhe ajo e Kucovës që drejtohej nga LSI urdhëruan punonjësit e sektorit publik që të merrnin pjesë në protestat e opozitës së bashkuar në kryeqytet para zgjedhjeve të 30 qershorit.
- Praktika e Task Force e krijuar nga qeveria për monitorimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën elektorale, nuk ka qenë efektive. Akoma nuk kemi një raport që të bëhen publike shkeljet e bëra nga administrata shtetërore në fushatën elektorale.
Tiranë, 30 Korrik 2019