Që prej orës 7:30 qindra qytetarë të Devollit rezistuan dhe bllokuan pretendentin për kryetar i cili fle prej 3 ditësh në godinën e zaptuar të bashkisë të kthyer në fjetore!
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ish deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili publikon edhe një video.
“Populli në këmbë për të mbrojtur bashkinë legjitime, ndërsa policia e FNSH mbrojnë njeriun e votuar vetëm nga 6 përqind e qytetarëve që është ngujuar brenda prej 3 ditë duke e kthyer bashkinë në fjetore. Më shumë se 50 forca të FNSH dhe 100 policë ruanin pretendentin për të fjetur qetê, pêr të ngrënë dhe pirë i vetem dhe pa administrstë në zyrat bosh! Edhe pse ora 16:00 pretendenti vazhdon të fshihet brenda bashkë me polici, qytetarët i dhuruan në mënyrë simbolike krevat për “fjetoren” e uzurpuar!”, shkruan Salianji në postimin e tij.