Trafikanti i madh meksikan, “El Chapo” ka dashur të blejë gjigandët e Premier League, Chelsea Football Club. Edhe pse lajmi mund të duket si një shaka, sipas “Diario SPORT”, autoritetet meksikane konfirmojnë se, pas kapjes së tij javën e kaluar, Guzman po e shihte si një mundësi reale blerjen e klubit londinez. Me një pasuri që thuhet se kap shifrat e 1 miliard dollarëve, “El Chapo” mendohet se ka dashur t’i bashkangjisë sipërmarrjes së tij një sport të cilin ai e dashuron shumë: futbollin. Tashmë blerja e Chelsea duket e pamundur të kryhet nga Guzman, jo vetëm sepse u kap sërisht nga autoritetet meksikane, por edhe sepse pronari aktual i klubit londinez nuk ka ndërmend ta shesë ekipin e tij, sidomos një personi si “El Chapo”. Por nga ana tjetër nuk do të ishte çudi, futbolli anglez ka patur pronarë klubesh të ‘pandershëm’ edhe në të shkuarën. /27.al/
Sot dueli me çekët, formacioni i mundshëm i Kombëtares/ Presidenti Duka apel tifozëve në stadium: Le të tregojmë qytetari
Sot në mbrëmje, gjithë vëmendja është në Arenën Kombëtare aty ku Shqipëria do të përballet me Republikën Ceke. Edhe në...