Krimet e Rënda kanë dhënë masën arrest me burg edhe për dy bashkëpunëtorët e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Emiljano Shullazin. Mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë në këtë proces gjyqsorë ku gjykata do të vendosë masën e sigurisë për të arrestuarin Emiljano Shullazi. Krimet e Rënda kanë dhënë masën arrest me burg edhe për dy bashkëpunëtorët e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.
Seanca gjyqsore ka nisur në ora 08:46 ndërkohë që gjyqtar për dosjen “Shullazi” ishte është Idriz Mulkurti, ndërsa prokurorë të çështjes Ened Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj. Në orën 09:30 është parashikuar seanca për Gilmando Danin dhe rreth orës 10:00 pritet të jepet masa e sigurisë për Blerim Shullazin. Në përfundim të seancës pritet një deklaratë e avokatit mbrojtës.
Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi kanë mbërritur tek Krimet e Rënda nën masa të rrepta sigurie. Para Gjykatës ka prani të madhe të efektivëve të policisë.Shullazi është futur në sallën e gjyqit. Emiljano Shullazi dhe dy bashkëpunëtorët e tij akuzohen për “Shtrëngim me anë të kanosjes “, “Shkatërrim të pronës me eksploziv” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.