Policia ka arrestuar të riun 22-vjeçar që përplasi me makinë nënën me vajzën e vogël në krahë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Skelës, në lagjen “Pavarësia”, ku nëna po kalonte rrugën me fëmijën në krah, ndërsa u përplas nga një automjet tip “Mazda”.
Nëna u trasportua në spitalin rajonal të Vlorës dhe sot mjeket thone se ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ndërsa fëmija shpetoi pa pasoja.
“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin “Mazda” ka aksidentuar shtetasen A.B., 34 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia, duke shtuar se “Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.