Mbretëresha Elizabetë ka konfirmuar në detyrë kryeministrin e sapo zgjedhur Boris Johnson.
Pallati Mbretëror në një komunikatë të shkurtër, deklaroi se i kanë kërkuar Johnsonit të formojë sa më shpejt qeverinë e re.
Boris Johnson është zgjedhur lider i ri konservator në një votim të anëtarëve të partisë dhe do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Ai mundi Jeremy Hunt brenda partisë, duke fituar 92,153 vota, përkundrejt 46,656 që fitoi Hunt.
Johnson do ta marrë detyrën e re në një kohë krize për Brexit. Ai ka premtuar se do të kërkojë një marrëveshje të re me BE ose të largohet pa marrëveshje në fund të tetorit.